Flash News

KRYESORE

Dhuna në protestat në Serbi, Vuçiç akuzon ndërkombëtarët: Veprimet tuaja me dy standarde

Dhuna në protestat në Serbi, Vuçiç akuzon

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se vendet perëndimore dhe ambasadorët e tyre po veprojnë me dy standarde.

Vuçiç u shpreh se hyrja e dhunshme e protestuesve brenda Televizionit Shtetëror të Serbisë është e ngjashme  me veprimet e dhunshme të 27 Prillit në Maqedoninë e Veriut, ku situata precipitoi me dhunë e gjakosje të disa deputetëve dhe  kryeministrit, Zoran Zaev.

“Si është e mundur që ambasadorët e vendeve perëndimore nuk e dënuan këtë, ndërsa në sekondën e njëjtë e dënuan atë që nuk u pëlqeu, hyrjen e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë. Miku i madh i Jeremiçit dhe Gjillasit, Zoran Zaev, u lëvdua se si u dënua ministri i punëve të brendshme, Çavkov, me 18 vjet burg, për shkak se nuk ka ndaluar qytetarët që të hyjnë në Parlament.

Në bazë të këtij parimi, ndoshta edhe ne mundemi të mendojmë për përgjegjësinë e Nebojsha Stefanoviçit për shkak se e ka lejuar fashistin Obradoviç dhe Gjillasin të hyjnë brenda. Por, vlerësoj se Nebojsha ka menduar se ka punë me persona përgjegjës dhe se një gjë e tillë nuk do u bie në mend”, tha ai.

Të fundit