Flash News

KRYESORE

Dhuna seksuale në shkolla, Punonjësit Socialë thirrje ministrisë së Arsimit: Mos e lini profesionin tonë në harresë

Dhuna seksuale në shkolla, Punonjësit Socialë thirrje

Përmes një deklarate publike, një grup punonjësish socialë ngrenë shqetësimin mbi mungesën e rolit të punonjësit social nëpër shkolla.

Shqetësimi i tyre vjen pas rasteve të bëra publike në media mbi skandalet seksuale në shkolla.

Punonjësit socialë i bëjnë thirrje ministres Shahini të veprojë duke mos lënë në harresë rolin e tyre në trajtimin e rasteve të tilla.

Përmes deklaratës publike, këta punonjës njoftojnë se i kanë kërkuar ministres së Arsimit zyrtarisht një takim konsultues tre javë më parë, por nuk kanë marrë përgjigje.

Nën presionin e një situate gjithmonë e më në rritje të problematikave të shumta që hasin nxënësit dhe fëmijët në Shqipëri, roli i punonjësit social në mjediset e institucioneve arsimore apo dhe në ato të përkujdesit social të fëmijëve bëhet akoma më thelbësor!

Vetëm një javë më parë media solli rastin flagrant të dhunës seksuale të një mësuesi ndaj një vajze në Fier, ndërsa roli i punonjësve social si një profesion i rëndësishëm në trajtimin e rasteve të tilla, ende lihet në harresë!

Në një moment të tillë një grup profesionistësh të Punonjësve Socialë shprehin për të disatën herë shqetësimin e tyre mbi apatinë dhe shurdhërinë e institucionit që prej kohësh duhet të kishte zgjidhur këtë situatë.

Tre javë më parë, mbi 50 Punonjës Social i kërkuan zyrtarisht Ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë znj. Besa Shahini një takim konsultues mbi mënyrat dhe qëndrueshmërinë e zbatimit të Ligjit Nr. 163/2014 “Për Urdhrin e Punonjësve Social në Republikën e Shqipërisë”, si dhe hapat që duhet të ndërrmeren nga institucionet përkatëse dhe organizatat e shoqërisë civile për vënien në zbatim të menjëhershëm të Ligjit”, thuhet në deklaratën shpërndarë për mediat.

Të fundit