Flash News

KRYESORE

Dhunë, gaz dhe terror ndaj qytetarëve, Basha: Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë

Dhunë, gaz dhe terror ndaj qytetarëve, Basha: Kjo qeveri i ka

Për dhunën, gazin dhe terrorin e përdorur nga policia ndaj banorëve të “Bregut të Lumit” ka reaguar kryedemokrati Lulzim Basha.

Në Facebook, teksa ka shpërndarë një video me disa pamje të rënda nga përplasja e banorëve me policinë, Basha shkruan se kjo qeveri me këtë sjellje i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë.

“Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve t’i dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, t’i japim dorën njëri-tjetrit për t’i dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin”, shprehet ndër të tjera Basha.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës:

Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.

Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!

Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin. #ShqiperiaSiEuropa

Të fundit