Flash News

KRYESORE

Dhunë në protestë? Çfarë nënkupton Gjata me “asnjë nga qytetarët s'do vjedhë 10 milion euro“

Dhunë në protestë? Çfarë nënkupton Gjata me

Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka komentuar protestën e ditës së shtunë të opozitës para Kryeministrisë në orën 18:00. Në studion e lajmeve të Ora News, pyetjes së gazetares Beti Njuma nëse do ketë dhunë, ai iu përgjigje:

“Asnjë nga protestuesit nesër nuk do të vjedhë 10 milion euro, prandaj policia të rrijë e qetë. Të shkojë të kapë ato 4-5 që vodhën 10 milion euro, pastaj të vijë të lyejë shtyllat me graso apo të filmojë protestuesit, apo të fusë Operacinalen që të kapë njerëz kot. Ja ku u duk forca e policisë, 10 milion euro për 5 minuta ja thanë xhepin shqiptarëve dhe bankave”, deklaroi Gjata, pa dhene nje pergjigje konkrete per skenarin e protestes.

Ai nuk preferoi të japë detaje sa do të zgjasë tubimit, por theksoi se edhe nëse moti do jetë i papërshtatshëm, sërish qytetarët do dalin në shesh për të mbështesin opozitën.

Të fundit