All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dhunimi i 4-vjeçarit në kopshtin publik të Tiranës, Agron Shehaj: Historia u mbajt e fshehur nga pushtetarë mizorë

All - Paragraf - 1

Deputeti i PD i qarkut të Vlorës, Agron Shehaj ka reaguar ashpër për ngjarjen e bërë publike një ditë më parë, lidhur me historinë e djalit 4-vjeçar, i cili është rrahur dhe djegur në dy kopshte të ndryshme shtetërore që administrohen nga Bashkia Tiranë.

All - Paragraf - 3

Deputeti Shehaj e konsideron historinë të dhimbshme dhe thekson se u mbajt e fshehur nga pushtetarët për të mbrojtur mbështetësit e partisë në pushtet, edhe pse një fëmijë i mitur u dhunua në mënyrë mizore.

“Histori e dhimbshme, e mbajtur fshehur nga pushtetarë mizorë që dhunojnë fëmijët dhe të pambrojturit dhe mbrojnë banditët e të fortët, që u japin miliona oligarkëve, por nuk kanë para për edukatorë dhe mësues.

Turp dhe neveri për këta njerëz të verbuar nga etja për pushtet sa shkelin edhe mbi jetën dhe sigurinë e fëmijëve”, shkruan deputeti demokrat.

Prindërit e fëmijës A. H. ngritën padi kundër drejtoreshës së kopshtit Nashi Shehapi, e cila sipas fëmijës e kishte rrahur me shkop më shumë se një herë.

Shehapi është gjithashtu kryetarja e organizatës së Partisë Socialiste në Kodrën e Priftit dhe përkrahëse shumë e zëshme e Partisë Socialiste.

Të fundit