Flash News

KRYESORE

Dhunimi i lojtarëve të Skënderbeut, reagon klubi i Kastriotit: Indicje e sajuar për të prishur imazhin tonë

Dhunimi i lojtarëve të Skënderbeut, reagon klubi i Kastriotit:

Para se të niste ndeshja Kastrioti-Skënderbeu,  3 lojtarë të ekipit korçar u dhunuar nga 25 persona të paautorizuat brenda fushës së lojës dhe snjë forcë policore nuk ishte  epranishme në stadiumin ‘Redi Maloku’ për mbarëvajtjen e përballjes.

Pavarësisht incidentit, ndeshja u zhvillua dhe klubi i Kastriotit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në reagim thuhet se ekipi i Kastriotit distancohet  nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate.

Gjithashtu klubi ka theksuar se kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit.

Reagimi i plotë:

KS Kastrioti pasi u njoh me pretendimin e kundërshtarëve mbi “incidentin” e ndodhur jashtë stadiumit që siç pretendohet nga klubi korçar mes një tifozi dhe lojtarëve të Skënderbeut. Distancohet nga çdo lloj akti dhune, qoftë edhe verbal, dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse sqarimin e kësaj situate. Klubi kërkon të sqarojë opinionin e gjërë sportiv se në ambjentet e brendshme apo rreth stadiumit nuk ka ndodhur asnjë incident. Kjo është një indicje e sajuar për të prishur imazhin e klubit tonë.

Të fundit