Flash News

KRYESORE

Dhunohet biznesmeni në Tiranë, autorët i zunë pritë pranë banesës te ‘Komuna e Parisit’   

Dhunohet biznesmeni në Tiranë, autorët i zunë pritë

Një biznesmen është dhunuar mbrëmjen e djeshme pranë banesës së tij në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Merdar Shtylla’ ndërsa biznesmeni Andrea Zoga, i cili ka disa aktivitete në Tiranë, (restorante dhe fast-foode)ka marrë plagë në kokë dhe trup.

Biznesmeni ka deklaruar se ishin 4-5 persona të cilët i kishin zënë prittë pranë shtëpisë me një makinë tip ‘Golf’. pas ngjarjes, biznesmeni është dërguar në spitalin e Traumës.

Andrea Zoga edhe më herët ka denoncuar kërcënimet ndaj tij, por çështja u pushua nga prokuroria.

Të fundit