Flash News

KRYESORE

Dhunohet në mes të rrugës gruaja e ministrit shqiptar në ditën e përvjetorit të martesës

Dhunohet në mes të rrugës gruaja e ministrit shqiptar në

Ministri dhe njëkohësisht zëdhënësi i PDK-së Blerand Stavileci dhe bashkëshortja e tij Vitore Metaj-Stavileci festonin sot përvjetorin e martesës. Por, asgjë nuk ka shkuar ashtu siç duhet pasi dy persona të paidentifikuar në orën 14:00 kanë dhunuar sot në rrugë bashkëshorten e ministrit.

Menjëherë pas ngjarjes Vitore Metaj-Stavileci është dërguar drejt spitalit. Ende nuk dihen detaje mbi ngjarjen dhe as emrat e autorëve, por Partia Demokratike e Kosovës, gjatë një konference për media, bëri përgjegjës për sulmin aktivistë të Vetëvendosjes.

 “Sot në mesditë kriminalet e Vetëvendosjes kanë sulmuar dhe rrahur brutalisht bashkëshorten e Ministrit Bleranad Stavileci, zonja Vitore para se të jetë bashkëshorte e një politikani është nënë. Ajo pas lëndimeve të marra po trajtohet në QKUK”, tha Uran Ismajli, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

 

 

Të fundit