Flash News

KRYESORE

Dhunohet në protestë, ish-deputeti Luciano Boci publikon fotot e fotografit të gjakosur

Dhunohet në protestë, ish-deputeti Luciano Boci publikon fotot e

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka postuar disa foto në profilin e tij në Faceboook ku shihet fotografi Arben Dajçi i gjakosur në kokë.

Boci shprehet se ky shtet që gjuan këdo që i del përpara, ka marrë fund.

"Policia masakron fotografin e mirënjohur ARBEN DAJÇI.

E gjakos përgjatë punës së tij si gazetar, duke fiksuar me aparatin fotografik dhunën e paprecedentë policore.

Shtet i marrë fund që gjuan qytetarët, gazetarët e këdo që i del përpara, gra, fëmijë, pleq për karriket e veta.

Egërsia dëshmon fundin e regjimit kriminal të psiko-kryeministrit e gjeneralëve të tij të falimentuar!"- shkruan Boci.

 

Të fundit