Flash News

KRYESORE

Dhunohet përfaqësuesi i ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni: U përgatit skenar për eleminimin tim

Dhunohet përfaqësuesi i ortodoksëve shqiptarë në

Branislav Sinadinovski, akademik i njohur në Maqedoni dhe themelues i organizatës së shqiptarëve ortodoksë, është sulmuar barbarisht në Shkup.

Në një intervistë të dhënë për kreun e agjencisë INA, Naser Pajaziti,  Sinadinovski, deklaron se ka një skenar për eleminimin e tij në mënyrë që të frikësohen të gjithë ortodoksët shqiptarë.

Kohët e fundit ka nisur një proces “shkundjeje” nga një pjesë e ortodoksëve shqiptarë në Maqedoni, të cilët u asimiluan gjatë shekullit, jo vetëm në emra por edhe në kujtesën kombëtare. Në muajt e fundit, mjaft prej personazheve të njohura maqedonase theksojnë se kanë lidhje shqiptare, kryesisht nga familjet ortodokse. Branislav Sinadinovski është nga zona e Rekës, pranë Dibrës së Madhe, ku jeton një komunitet i vjetër shqiptar që është asimiluar.

Gjatë intervistës për INA-n, Sinadinovski u shpreh se policia ka ndërhyrë me vonesë, edhe pse zv.ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka mbërritur më pas në banesën e tij.

“Unë nuk do të ndalem në misionin tim kombëtar. Ky është një mision që kërkon sakrificë, përkushtim dhe rrezik. Unë kam qenë i vetëdijshëm për këto pasoja, por nuk ndalemi në qëllimin tonë. Bashkësia fetare e shqiptarëve ortodoks në Maqedoni është një realitet dhe shprehje e lirisë fetare dhe kombëtare. Është e drejtë hyjnore që nuk duhet ti pengojë askujt, por ja që jetojmë në një ambient të tillë të ndotur me elemente raciste dhe gjenocidale. Apeloj për përkrahje nga diaspora dhe ky apel është që të ngrisim Kishën ortodokse shqiptare në Shkup, sepse kjo do të jetë një simbol i rëndësishëm historik kombëtar”, tha ndër të tjera gjatë intervistës.

Të fundit