Flash News

KRYESORE

Dhunohet shqiptari në burgun e Francës, të dënuarit shajnë Ramën

Dhunohet shqiptari në burgun e Francës, të dënuarit

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale ka ngjallur reagime të shumta për mënyrën sesi trajtohen të burgosurit shqiptarë në Francë.

“Jeta Osh Qef”, ka shpërndarë  videon ku duket qartë i riu shqiptar i shtrirë në tokë, teksa një polic ushtronte dhunë mbi të.

Në sfond dëgjohen të sharat e të rinjve kundrejt policëve, që siç duket nuk kanë shmangur ngjarjen dhe sigurisht, nuk mungojnë as të sharat ndaj shtetit shqiptar dhe kryeministrit Edi Rama.

“Djali është masakruar, i kanë thyer krahun dhe e kanë lënë në ambientet e jashtme të burgut. Policët ose kanë dorë, ose nuk u plas për ne, se vetëm ashpër sillen”, dëgjohet të thuhet në video.

 

Të fundit