Flash News

KRYESORE

Dhunoi barbarisht të bijën 17-muajshe se qante shumë, arrestohet babai shqiptar në Itali  

Dhunoi barbarisht të bijën 17-muajshe se qante shumë, arrestohet

Qante shumë, ndaj e dhunoi barbarisht edhe pse ishte një fëmijë 17 muajsh.

Një shqiptar në Itali është arrestuar nga policia, pasi dhunoi barbarisht të bijën e tij vogëlushe, ndërsa në shtëpi nuk ndodhej e ëma.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Firence, ndërsa pas ngjarjes vogëlushja është dërguar në spitalin pediatrik “Meyer” në Firence. Sipas mjekëve, vajza e vogël ka marrë fraktura në brinjë dhe plagë në fytyrë.

48-vjeçari shqiptar, me banim në Piazza della Libertà ka deklaruar se ishte i dehur gjatë kohës që e kishte qëlluar dhe se shkak për dhunimin e së bijës kishte qenë fakti se ajo qante vazhdimisht.

Sipas ansa.it, ka qenë tezja e vogëlushes ajo e cila ka dhënë alarmin, pasi ishte dërguar nga nëna e vajzës për të kontrolluar vajzën, pasi kishte komunikuar me të shoqin në telefon dhe kishte kuptuar se është i dehur, raporton politiko.al.

Pas dërgimit në spital, vajza është në gjendje të stabilizuar dhe s’ka rrezik për jetën.

Të fundit