Flash News

KRYESORE

Dhunoi mjekun në Lezhë, dorëzohet në polici autori: Isha i dehur

Dhunoi mjekun në Lezhë, dorëzohet në polici autori: Isha i

Autori që dhunoi mjekun në Lezhë paraditen e së enjtes është vetëdorëzuar në polici, duke pranuar fajin.

“Debatova me të dhe e kam qëlluar me grushte. Nuk po më shërbente”. mësohet të ketë deklaruar ai në polici. Më tej ai ka pranuar se ka qenë i dehur kur ka kryer aktin.

Nga dhuna, mjeku dermatolog, Zef Doda, ka pësuar dëmtime të shumta në trup, duke u sjellë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit rajonal të Lezhës dënojnë dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre. Ata paralajmërojnë se do të dalin në protestë dhe do të ndërpresin shërbimet derisa shteti të marrë masa dhe të rrisë sigurinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës.

Të fundit