Flash News

KRYESORE

Dhunoi nxënësit në furgonin e shkollës, arrestohet shoferi në Dibër

Dhunoi nxënësit në furgonin e shkollës, arrestohet shoferi

Pas publikimit të videos ku shoferi i furgonit të shkollës dhunon fizikisht nxënësit, policia ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Në pranga ka rënë Edmond Sela 35 vjeç dhe akuzohet për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit".

Njoftimi i policisë:

Policia e Dibrës menjëherë ka bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në Komisariatin e Policisë, të drejtuesit të autobusit, shtetasin E. S, 35 vjeç, banues në fshatin Burim, Dibër.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Edmond Sela, me automjetin e tij autobus, kryente transportin e nxënësve në rrugë dytësore nga fshati Burim për në shkollën e Majtarës, në njësinë admimistrative Maqellarë.

Në datë 4.10.2018, ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj dy nxënësve, pasi pretendonte se i kishin djegur me cigare sediljet e automjetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore shtetasi E.S, u arrestua për veprën penale "Keqtrajtim i të miturit", parashikuar nga neni 124/b i Kodit Penal.

Gjithashtu rezultoi se kishte mangësi në dokumentacion, e për mangësitë e konstatuara do të procedohet administrativisht nga Policia Rrugore.

 

Të fundit