Flash News

KRYESORE

Dhunoi turistët spanjollë, nis shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo  

Ka nisur që herët në mëngjes shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës, i cili akuzohet se dhunoi turistët spanjollë pak ditë më parë.

IKMT ka nisur punën që prej orës 07.00 për shembjen e restorantit “Panorma”, i vendosur buzë plazhit Porto Palermo në Himarë.

Pas ngjarjes që përmes videos që kishin filmuar vetë turistët spanjollë bëri xhiron e rrjetit, Kokëdhima u arrestua dhe aktualisht Gjykata e Vlorës e ka lënë në ‘arrest me burg’ për tri vepra penale: “kanosje’, ‘shkatërrim i pronës’ dhe ‘dëmtime të tjera me dashje’.

Restoranti “Panorma” ishte ndërtuar pa leje dhe ishte në polices legalizimi.

Kujtojmë se biznesmeni hipi në kofanon e makinës së turistëve dhe për 3 kilometra qëlloi me grushte xhamin e përparmë në përpjekje për të hyrë brenda. Turistët kanë dëshmuar në polici se Kokëdhima i sulmoi pasi ata u larguan, sepse nuk u pëlqeu shërbimi, ndërsa pronari i restorantit deklaroi në gjykatë se të huajt ikën pa paguar.

Të fundit