Flash News

KRYESORE

Dhunoi Zijadin Selën, shqiptarët rrahin në burg huliganin maqedonas

Dhunoi Zijadin Selën, shqiptarët rrahin në burg huliganin

Një përplasje mes të burgosurve ka ndodhur në burgun e “Shutkës”. Dy të dënuar shqiptarë kanë sulmuar Kosta Delov, një prej huliganëve që rrahën Ziadin Selën në Kuvendin e Maqedonisë, ngjarje e ndodhur në muajin prill.

Sipas asaj që raportohet, Delov mburrej vazhdimisht për dhunën ndaj Ziadin Selës ndërkohë që një moment të burgosurit shqiptarë e kanë sulmuar atë duke e dhunuar. Për shkak të plagëve, Kosta Delov, është dërguar në ambientet e spitalit të burgut.

Kosta Delov njihet për qëndrimet e tij kundër shqiptarëve ndërsa pas dhunës së ushtruar ndaj Zijadin Selën shkruajti në rrjetet sociale se “ndjenja kur brutalisht e ke Ziadin Selën me grushte në kokë, e papërshkruar! Shtrihu poshtë shkërdhatë shqiptare”.

Të fundit