Flash News

KRYESORE

Dhunuan bustin e Françesk Radit, këngëtarja e njohur revoltohet me dy të rinjtë: Nuk di ne cilën fytyrë t’iu pështy

Një video ka qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale, teksa dy të rinj shfaqen duke dhunuar bustin e këngëtarit dhe kantautorit të njohur Françesk Radi.

Mbesa e tij, këngëtarja e njohur Rozana Radi është shprehur mjaft e revoltuar pas pamjeve të tilla dhe u kërkon autoriteteve që t’i vëjë sa më parë para përgjegjësisë, që sipas saj bëjnë pis kulturën shqiptare.

“Është bere virale sot nje video, ku dy adoleshente dhunojnë bustin e kantautorit Francesk Radi. Përveç lidhjes familjare, sot dua te flas si qytetare e këtij vendi ne te cilin dua te rris nesër fëmijët e mi. Dua te flas si nje dashamirëse e muzikës. E kam pare qe ne oren e para te paradites këtë video dhe ende jam ne pritje qe “Policia do ti identifikoje autoret “ te cilet do te vihen përpara pergjegjesise! Keqardhje e madhe per këtë brez qe po rritet ne Shqipëri. Do isha shume kurioze ti njihja nga afër këta dy adoleshente e ti pyesja se cfare ju beri busti I nje artisti I cili i dha as shume muzike Shqipërisë. Ne moshën tuaj Franko pas shkolle merrte kete kitare qe ju po përpiqeni t’ia hiqni nga duart dhe këndonte. E internuan e larguan nga nena nga babai nga motrat nga vëllezërit, por kitarën nuk ja hoqën dot. Nuk di ne cilën fytyre t’iu pështy e t’iu tregoj gjithë zemërimin tim te vajzës te djalit te bashkëshortes por me shume te spektatorit qe Franko i dha gjithë rinine . A I keni bere pyetjen vetes nese I keni lumturuar me kete gjest familjaret tuaj?A janë krenare per ate qe ata perfaqesojne.....

Ne Shqipërinë tone vërtet mungojnë shume gjera, por nje gje e kemi te sigurte ( me mire nje seks i sigurte se nje femi i tille )

I lutem autoriteteve te ndjekin rastin dhe ti vene para pergjegjesise te dy keta palaço te cilet na e bejne pis artin kulturën dhe rininë shqiptare!

Sot është dhunuar nje vlere publike. Nesër nje tjetër e nje tjetër...... Ju lutem te gjithëve ta marrin kete foto te turpshme e ta postojnë me hashtagun : #mambroartistin”, shkruan Radi, e cila ka nisur të marrë mbështetje në rrjetet sociale.

Të fundit