Flash News

KRYESORE

Dhunuan fatorinon e linjës Kinostudio-Kombinat, arrestohen dy të rinjtë nga Tirana

Dhunuan fatorinon e linjës Kinostudio-Kombinat, arrestohen dy të

Dy të të rinj nga Tirana janë vënë në pranga, pasi dhunuan fizikisht fatorinon e autobusit të linjës Kinostudio-Kombinat.

Ka qenë shoferi i autobusit, ai i cili ka kërkuar ndërhyrjen e policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit "Nënë Tereza", duke bërë të mundur neutralizimin e konfliktit dhe më pas arrestimin e dy autorëve.

“Mbrëmjen e djeshme, në rrugën e “Dibrës” në Tiranë, në autobusin e linjës-Kinostudio- Kombinat, dy shtetas që ishin pasagjerë në këtë autobus, si pasojë e një konflikti të çastit po dhunonin fatorinon e autobusit.

Drejtuesi i autobusit kur ka parë dy punonjës të policisë rrugore që ishin me shërbim në afërsi të Spitalit "Nënë Tereza", ka ndaluar autobusin dhe ka kërkuar ndihmën e tyre.

Punonjësit e Policisë rrugore kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar konfliktin, por dy shtetasit A.T., 24 vjeç, dhe F. K., 20 vjeç, banues të dy në Tiranë, kundërshtuan me dhunë edhe punonjësit e Policisë Rrugore, por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë neutralizuar dhe prangosur nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.T dhe F.K, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Goditja për shkak të detyrës".

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme”, sqaron policia.

Të fundit