Flash News

KRYESORE

Dhunuan femrat, ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në kërkim

Dhunuan femrat, ekstradohen nga Greqia dy persona të shpallur në

I kishin shpëtuar drejtësisë dhe jetonin në Greqi. Por “liria” e tyre nuk ka zgjatur shumë. Bëhet fjalë për dy shtetas që kanë dhunuar femrat, njëri gruan e tjetri akuzohet për prostitucion. Interpol Tirana ka bërë ekstradimin nga Greqia në drejtim të Shqipërisë të dy shtetasve të dënuar përkatësisht me 8 vite burg dhe 6 muaj burg për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Dhuna në familje”.

Konkretisht:

1.Në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.P, vjeç 39, banues në Rrëshen, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, e ka dënuar me 8 vjet burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, në rrethana rënduese në bashkëpunim bazuar në nenet 114/a pika 1 dhe 25 të Kodit Penal.

2.Më datë 05.09.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Greqia dhe u dorëzua në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve Tiranë, shtetasi A.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” bazuar në nenin 130/a i Kodit Penal.

Të fundit