Flash News

KRYESORE

Dhurata Çupi i përgjigjet Ramës dhe i kujton Shukri Xhelilin: PD nuk i do gratë si fasadë në politikë

Dhurata Çupi i përgjigjet Ramës dhe i kujton Shukri Xhelilin:

Deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi i është përgjigur deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha nga Burreli se KQZ ka gjobitur PD pasi nuk ka përfshirë në listat e kandidatëve gratë dhe vajzat. Përmes një statusi në rrjetet sociale Çupi i kujton Ramës ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili i cili u shkarkua nga detyra për favore seksuale në këmbim të një vendi pune dhe deklaron se PD nuk i do gratë për fasadë në politikë.

Statusi i Çupit:

Në përgjigje te kryeministrit që nuk sheh.

Z.Kryeministër ti do të ishe i fundit që mund të flisje për gratë dhe për respektin ndaj tyre në qarkun e Dibrës. Po të kujtoj se ska kaluar as një vit kur u përsëritën zgjedhjet lokale, pikërisht për shkak të sjelljes aspak etike të zyrtarëve të tu në raport me gratë. PD dhe Lulzim Basha jo vetëm i vlerëson gratë dhe këtë e ka treguar duke më besuar mua drejtimin e ekipit tonë fitues të Qarkut të Dibrës, por asnjëherë askush në PD nuk i do gratë si fasadë në politikë. Jam e bindur se mesazhet e tua pa takt ndaj banorëve të Burrelit,Matjanët do ti japin përgjigjen e duhur me 25 qershor. 

Republika e Re, ekonomi e fortë e nesërme e sigurë. Lulzim Basha Kryeministër. Votojmë nr 6 me 25 qershor

 

Të fundit