Flash News

KRYESORE

Dhurata Çupi: Rama bashkëpunon me njerëz që SHBA i shpall non-grata, jeton me korrupsion

Dhurata Çupi: Rama bashkëpunon me njerëz që SHBA i shpall

Ish-deputetja e PD-së Dhurata Çupi akuzoi kryeministrin Edi Rama se edhe “letrat” pas tërmetit i bën me pushtetarët e shpallur non grata në SHBA për korrupsion. Sipas saj, kjo është arsyeja se përse qeveria nuk lufton korrupsionin, sepse ajo jeton me të.

“Edhe pse Partia Demokratike ka denoncuar çdo aferë korruptive në mënyrë të vazhdueshme qeveria nuk ka marre asnjë masë qoftë për denoncimet e PD qoftë për denoncimet dhe raportet e agjencive ndërkombëtare”, shkroi ajo në Facebook.

Ajo shpreh shqetësimin se shqiptarët po përballen me një qeveri që nuk heq dorë nga çdo firmë që hedh duke e bërë atë korruptive.

“Kjo situatë e ka një përgjigje: kjo qeveri nuk e lufton dot korrupsionin , sepse është e lidhur me të pazgjithshmërisht. Rama edhe “letrat” pas tërmetit i bën me pushtetarët e shpallur non grata ne ShBA për korrupsion.

Korrupsioni rritet e zhvillohet ne vendet ku nuk sundon ligji, ku drejtohet e qeveriset nga autokrate. Ku taksat dhe barrat fiskale janë për bizneset pa mbrojtje qeveritare dhe njerëzit e thjeshtë. Tenderat dhe koncesionet destinohen për qeveritaret dhe rrethi i te afërmve te tyre. Zgjidhja duhet shpejt , vendi nuk pret. Shqiptarët e duan Shqipërinë një vend evropian.”

Të fundit