Flash News

KRYESORE

Dhurata e ditëlindjes së Stormit mund të jetë një motër ose një vëlla

Dhurata e ditëlindjes së Stormit mund të jetë një

Stormi, vajza e Kylie Jenner dhe Travis Scott, do të festojë ditëlindjen e saj të parë më 1 shkurt, pas një viti ku familja e saj ka qenë në qendër të vëmendjes nga mediat.

Së fundmi, ylli televiziv i ‘Keeping up ëith Kardashians’ është arratisur në një destinacion tropikal së bashku me të bijën, ku po kalojnë pak kohë së bashku.

Sipas revistës ‘People’, Kylie dhe Travis po bëjnë plane për të pasur një tjetër fëmijë.

“Travis ka rregulluar oraret dhe angazhimet që të kalojë sa më shumë kohë me partneren e tij dhe Stormin. Ka shumë mundësi që një tjetër fëmijë të vijë në jetë së shpejti. Të dy kanë dëshirë t’i japin një motër ose vëlla së voglës”, është shprehur një burim pranë çiftit.

Siç duket Kylie do t'i dhurojë një motër ose një vëlla Stormit në ditëlindjen e saj të parë.

Të fundit