Flash News

KRYESORE

“Dhuratë” Tiranës për Vit të Ri nga Veliaj/ Parkingje me pagesë edhe brenda lagjeve, e para preket M.Shyri, kush e ka radhën?/Foto

Nëse ankoheni nga kaosi i trafikut në kryeqytet, nëse endeni e sorrollateni me minuta apo edhe orë të tëra nëpër Tiranë dhe nuk gjeni një vend ku të parkoni automjetin tuaj, pa marrë gjobë nga policia, apo pa pagesë, nuk keni parë gjë akoma...

Në fakt, përveç parkingjeve private, atyre publike me pagesë, nëpër akset kryesore të qytetit, tashmë nisma e bashkisë për të privatizuar parkingjet po shtrihet edhe në brendësi të lagjeve, ku banorët e kanë gjithsesi shumë të vështirë që të parkojnë.

Tani, përveç vështirësisë për të parkuar, do të shtohet edhe makthi i pagesës apo i gjobës në brendësi të lagjeve.

E para lagje që është prekur nga kjo nismë, është zona prapa ish-Eksozitës, në rrugën e njohur Myslym Shyri.

E gjithë kjo zonë, përveç aksit kryesor, i cili është i gjithë me pagesë, tani preket edhe nga pagesa në brendësi të saj.

Për dikë që don të parkojë, tashmë nuk ka thuajse asnjë hapësirë publike pa pagesë, përveç atyre private ose publike me pagesë.

Aksi kryesor është me pagesë, në brendësi është me pagesë dhe si alternativë janë.... parkingjet private me pagesë.

Në vitin 2015 Erion Veliaj u zgjodh kryebashkiak i Tiranës me shumicën e votave të publikut, por duket se nismat e tij për të rregulluar trafikun në kryqytet kanë patur tipare tërsisht private./Politiko.al

Të fundit