Flash News

KRYESORE

Dhuroi 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume për mjekët shqiptarë, Basha tregon bisedën me ministrin hungarez

Dhuroi 100 mijë maska dhe 5 mijë kostume për mjekët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar pasi Hungaria dhuroi për personelin mjekësor shqiptar 100.000 maska dhe 5000 kostume mbrojtëse, në kuadër të parandalimit të coronavirusit.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha falenderon Hungarinë për ndihmën dhe i kërkon ministrit të Jashtëm Péter Szijjártó që të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sipas tij sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike.

“Mirënjohje për Hungarinë, kryeministrin Orban dhe ministrin e jashtëm Péter Szijjártó për ndihmën e çmuar për pajisje mbrojtëse në këto ditë të vështira për vendin tonë, ku po rritet çdo ditë numri i të infektuarve në rradhët e stafeve mjekësore.

E falenderova personalisht ministrin Szijjártó dhe i kërkova të shohë mundësinë për të ndihmuar edhe më tej Shqipërinë e cila sot po përballet edhe me një krizë të madhe ekonomike, ku papunësia dhe pamundësia e qytetarëve për të siguruar ushqimin e përditshëm rritet cdo ditë. Nuk jemi vetëm”, shkruan Basha.

Të fundit