Flash News

KRYESORE

Dhuroi dy të tillë, Agron Shehaj mbledh fonde për të blerë respiratorë të tjerë për Sanatoriumin

Dhuroi dy të tillë, Agron Shehaj mbledh fonde për të

Ish-deputeti demokrat, Agron Shehaj dhuroi për spitalin “Shefqet Ndroqi” dy respirator, të nevojshëm për të përballuar luftën ndaj koronavirusit. Megjithatë, Shehaj nuk ka ndalur me kaq. Ai ka hapur një fushatë mbledhjesh fondesh në internet, ku fton qytetarët të kontribuojnë dhe të dhurojnë para për blerjen e respiratorëve të tjerë.

“Pasi vendos të dhurojë dy respirator për Senatoriumin e Tiranës, shumë prej jush më kanë shkruajtur për të më pyetur se si mund të ndihmojnë për të rritur numrin e respiratorëve. Për këtë arsye hapa një fushatë të mbledhjeve e fondeve online.

Deri më sot kemi mbledhur mbi 5 mijë euro dhe falenderoj të gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre. Senatoriumi ka nevojë jetike për respirator. Nuk është e thënë që kontributet tuaja të jenë me qindra mijëra euro. Të gjithë bashkë do t`ia dalim”, shprehet Shehaj në një videomesazh.

https://www.facebook.com/agronshehaj.al/videos/2828607317192880/

Të fundit