Flash News

KRYESORE

Dhuroi rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime, Agron Shehaj: Bamirësia nuk është zgjidhja

Dhuroi rrogën e deputetit për 6 vajzat jetime, Agron Shehaj:

Deputeti demokrat Agron Shehaj do të dhurojë rrogën e tij të deputetit për sa kohë të jetë në Kuvend për 6 vajzat jetime në Kukës.

I ftuar sonte në Opinion, Shehaj u shpreh se është hera e parë që dhuron para, por që ka ndihmuar gjithmonë personat në nevojë.

“Unë financoj disa fondacione ekonomike. Unë i ndihmoj që t’ia dalin vetë jo t’i ushqej. I ndihmoj t’i trajnoj. Fondacionet e mia kanë të bëjnë me kategori në nevojë”, u shpreh Shehaj.

Më tej deputeti demokrat u shpreh se ndonëse ai dhe shumë qytetarë të tjerë bëjnë bamirësi, kjo nuk është zgjidhja. “Bamirësia nuk është zgjidhje. Nëse një vend ka shumë vend për bamirësi do të thotë që politika ka dështuar. Nuk jam kundër bamirësisë, por shqiptarët kanë nevoj për mundësi”, tha më tej Shehaj.

Të fundit