Flash News

KRYESORE

Di Maria shthur gojën për Icardin: I njëjti mu*, po del si bir k*rve!

Di Maria shthur gojën për Icardin: I njëjti mu*, po del si bir

Sulmuesi i PSG-së, Angel Di Maria, e ka lëshuar gojën në media kur është pyetur në lidhje me Mauro Icardin. Mediet ngacmuan argjentinasin duke i thënë se sulmuesi ka prishur atmosferën tek Argjentina dhe mes tyre nuk ka marrëdhënie të mira. Di Maria nuk i ka pritur mirë fjalë të tilla dhe ka reaguar ashpër.

"Është gjithmonë e njëjta gjë, gjithmonë i njëjti mu*, thuhen gjëra të pabesueshme. Ndonjëherë mendon se duhet të reagosh, sepse e vërteta nuk është më kaq e dobishme për mediet. Nga njëra anë, këto thashetheme më bëjnë të qesh pak, por nga ana tjetër më dhemb, sepse Icardin po e përshkruajnë si një bir kur*e.

“Icardi po përshtatet te PSG. Ai është paksa i stresuar për shkak të lëvizjes, distancës me familjen e tij. Unë flas me të, përpiqem ta ndihmoj sa më shumë që të mundem. Ai e di se të gjithë jemi përpjekur që ta bëjmë të ndihet mirë, të integrohet sa më shpejt të jetë e mundur", - tha Di Maria.

 

Të fundit