Flash News

KRYESORE

“Dialog me Kosovën pa afate dhe në mirëbesim”, Vuçiç: Njohja s’është në axhendë

“Dialog me Kosovën pa afate dhe në mirëbesim”,

“Dialog me Kosovën pa afate dhe në mirëbesim”, kjo është ajo çka ka deklaruar Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë një interviste për Reuters, duke theksuar se njohja reciproke nuk është pjesë e axhendës së tij politike.

“Jemi të gatshëm për bisedime por… s’ka flamur të bardhë”, është shprehur Vuçiç. Sipas Presidentit serb, “dialogu është i mirëpritur, nëse gjatë tij mund të shihet çfarë është e mundur dhe çfarë jo, për të cilat palët mund të bien në kompromis”.

“Besojmë se është në interesin e Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare që të flitet për qarkullimin e lirë të kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”, është shprehur Vuçiç.

Kujtojmë se, dialogu Kosovë dhe Serbi është ndërprerë që në 2018. Kryeministri i asokohe Ramush Haradinaj mori masa të rrepta ndaj vendit fqinj, duke vendosur  taksë 100% për mallrat e importuara në Kosovë nga Serbia, çka solli pakënaqësi dhe ngecje të diskutimeve midis vendeve. Referuar këtij fakti, Haradinaj në një reagim në mars të 2019 do të shprehej se:  "Dialogu kishte ngecur shumë kohë para se të vendosej taksa. Mungesa e transparencës, inkurajimi për shkëmbim territoresh dhe dështimi për të zbatuar marrëveshjet ekzistuese - këto janë arsyet. Dialogu mundet dhe duhet të vazhdojë por pa e lidhur atë me taksën”.

Ftohja më tej e marrëdhënieve midis dy shteteve vijoi edhe gjatë qeverisjes së Albin Kurtit, i cili vendosi heqjen e tarifës 100% ndaj mallrave të Serbisë dhe zëvendësimin e saj me parimin e reciprocitetit.

“Nuk është se ne duam të hakmerremi me reciprocitet, por konsiderojmë që ky është një parim i shëndoshë për marrëdhënie konstruktive, bilaterale e të fqinjësisë së mirë”, shprehej Kurti.

Të fundit