All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama flet për rastin flagrant: Po bëhen disa herë që BE nuk e mban fjalën

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama flet për rastin flagrant: Po bëhen
All - Paragraf - 1

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish Bashkimin Evropian se nuk e mban fjalën, por këtë herë duke u ndalur edhe te dialogu Kosovë-Serbi.

All - Paragraf - 3

Sipas Ramës, pas vendimit të 18 tetorit në Bruksel, pozicioni i BE në këtë konflikt është dobësuar.

“Kapaciteti për të ndikuar në procesin dialogut është tkurrur. BE me vendimin që rezultoi në fund të një debati të nxehtë mes tyre në raport me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, i dha një goditje jo të vogël besueshmërisë së vet. Do jetë e vështirë për të dyja palët në dialog të besojnë në mundësinë që mund të deklarohen, faktikisht mund të mos mbahen.

Po bëhen disa herë që BE nuk e mban fjalën. Në rastin e Kosovës është një shembujt flagrant t mungesës kapacitetit për të mbajtur fjalën. Mos harrojmë se nuk është një shtet, por një tërësi shtetesh e cila funksionon me konsensus. Për rastin e kushtëzimit absurd, por sidoqoftë domosdoshmërish u morën në konsiderate dhe u adresua të liberalizimit të vizave për Kosovën pas marrëveshjes për kufirin me Malin e Zi.

Është rast unikal dhe në 2014-ën, BE ka liberalizuar vizat për 100 mln njerëz që jetojnë në territore që s’kanë asnjë proces negociatash me BE. Marrja peng në këtë farë feje e 2 mln shqiptarëve që jetojnë në Kosovë, tejkalon kufirin e cdo absurdi, është pengmarrje që reflekton mungesën e një kohezioni për të vepruar në mënyrë të unifikuar dhe rënien e gjithë familjes evropiane në vijimësi në grackën e një vendi apo një tjetri që imponon moskonensus”, u shpreh kryeministri, gjatë fjalës së mbajtur në konferencën “Politika Amerikane në Ballkanin Perëndimor” për marrëdhëniet e Shqipërisë me Amerikën.

Të fundit