Flash News

KRYESORE

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama i kthehet kundër “vëllait” të tij Vuçiç: Edhe në Hënë shko po të duash, prap do ulesh në bisedime me ne

Dialogu Kosovë-Serbi, Rama i kthehet kundër “vëllait”

Kryeministri Rama, në një prononcim për mediat pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar me tone të larta agresiviteti ndaj një deklarate të Vuçiç se ai nuk negocionte me Kosovën, por me Perëndimorët.

Rama shprehet se nëse ne jemi të bashkuar, Vuçiç ngado që shkon do të ulet në diskutime me qeverinë legjitime të shtetit të Kosovës, e cila-kjo e fundit- do të jetë e mbështetur nga Tirana zyrtare në çdo hap që hedh.

Për kryeministrin shqiptar dy janë rrugët e ecjes përpara me procesin e dialogut në Kosovë, barrikadimi ose përballimi.

Vuçiç është presidenti i Serbisë dhe mbron interesat e Serbisë, natyrisht kjo sipas mendimit të tij. Mund të thotë që nuk negociojë me shqiptarët por me Perëndimin, por nuk ka shance të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Ai do të negociojë me ne.

Por kjo është fatkeqësia që shpesh na ka ndjekur në historinë tonë. Ne kemi humbur raste të mira dhe i kemi bërë gropën vetes sepse nuk jemi një, nuk biem dakord me njeri-tjetrin. Nëse ne jemi një, Presidenti Vuçiç mund të shkojë në Perëndim, mund të shkojë edhe në Hënë nëse do, por në fund do të ulet në bisedime me ne. Dhe kur them ne, kam parasysh autoritetet e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo nuk e njeh ai është sovran dhe i paprekshëm në sovranitetin e vet dhe me ne në Tiranë që do të mbështesim deri në fund, Prishtinën.

Por edhe këtu ka një "por" shumë të madh. Përballë deklaratave të tilla provokuese ka dy rrugë, njëra barrikadimi, tjetra përballimi. Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë. Përballimi sy më sy dhe drejt për drejt me mjetet e paqes, është sfida jonë, fiton kush është më i mençur dhe të tregojë forcën e mendjen dhe të largpamësisë. Nuk fiton kush bën të fortin me Facebook apo deklarata përçarëse duke shfrytëzuar emocione apo konjuktura të brendshme që po shpëton atdheun nga tradhtarët", shprehet Rama.

Të fundit