Flash News

KRYESORE

"Dialogu Kosovë-Serbi vijon në Washington", Thaçi mirëpret ftesën e Grenell: Pro rifillimit të diskutimeve për normalizimin e marrëdhënieve

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka bërë me dije se palët do të takohen më 27 qershor në Washington.

Përmes një postimi në Twitter, Grenell shkruan se të dy vendet do të ndërpresin përkohesisht aktivitetet e tyre,- pra fushata e tërheqjes së njohjeve ndaj Kosovës nga Beogradi dhe kërkesat për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nga Prishtina,- për t'u fokusuar më tepër tek dialogu mes tyre.

Lajm i mirë! Kam marrë përkushtimin nga qeveritë e Kosovës dhe të Serbisë për të ndërprerë përkohësisht fushatën e tërheqjes së njohjeve dhe kërkesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtar në mënyrë që të takohemi në Washington, në Shtëpinë e Bardhë në 27 qershor për diskutime rreth dialogut. Cilado palë mbetet e pakënaqur me diskutimet e 27 qershorit, do të kthehen në ‘status quo’ pasi të largohen nga Ëashingtoni. Siç kemi thënë vazhdimisht, së pari duhet të përparojmë në rritjen e ekonomive. Ky është përqendrimi. Pres me padurim këto diskutime”, shkroi Grenell në tëitter.

Ndërkaq, referuar “lajmit të mirë” të dhënë nga Grenell, ka reaguar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili mirëpret ftesën për rifillimin e dialogut me Serbinë me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

“Udhëheqja e proceseve të mëdha politike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë gjithmonë përcaktuese për Republikën e Kosovës dhe popullin e saj. Si President i Republikës së Kosovës e mirëpres ftesën për ta rifilluar procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën udhëheqjen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si dhe të dërguarit special të tij ambasadorit Richard Grenell”, shkruan Thaçi.

Të fundit