Flash News

KRYESORE

Dialogu me Serbinë, emrat e negociatorëve të Kosovës

Dialogu me Serbinë, emrat e negociatorëve të Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar ngritjen e ekipit negociator që do të përfaqësojë vendin në bisedimet me Serbinë. Mediat në Kosovë kanë zbardhur edhe emrat që do të jenë pjesë e ekipit negociator.

Sipas raportimeve, ekipi do të drejtohet nga Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Gjithashtu, pjesë e tij do të jenë edhe Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Dardan Gashi, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani dhe Mahir Jagxhillar, si përfaqësues i minoriteteve.

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës parashikon që procesi i dialogut me Serbinë do të jetë i pranueshëm vetëm nëse do të mbyllet me njohjen reciproke të shtetësisë, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe me një garanci për përshpejtimin e proceseve integruese të vendit në BE dhe NATO.

Të fundit