Flash News

KRYESORE

Diane Keaton tregon 'të fshehtën’ e jetës personale: Kam 35 vjet që nuk dal në një takim

Aktorja e njohur, Diane Keaton në një intervistë për ‘InStyle’ ka ndarë një sekret të jetës personale. Teksa u pyet nëse burrat e ftojnë në takime dhe ajo u përgjigj:  ‘S’kam dalë në një takim prej 35 vjetesh, ndoshta. Asnjë takim.’

Aktorja e dashur e filmave romantikë nuk është martuar asnjëherë. Edhe pse duket mjaft rinore, Keaton është plot 73-vjeç.

Megjithatë ajo pati disa lidhje me yje të Hollywood-it si si Woody Allen, Jack Nicholson, Warren Beatty, Al Pacino. Keaton tha se në jetën e saj shoqëria me meshkuj zë një vend të rëndësishëm, por brenda kornizave të shoqërisë.

Të fundit