Flash News

KRYESORE

Dibër/ Imeraj betohet me flamurin britanik. Ulsi Manja bojkoton ceremoninë

Te marten është konstituuar Këshilli Bashkiak i Dibrës si dhe u betua kryetari i ri i bashkisë, Dionis Imeraj, i dalë nga votimet e 30 qershorit. Në ceremoninë e betimit të kryetarit të bashkisë Dibër munguan tre nga katër deputetët e qarkut: Ulsi Manja, Ilir Beqaj dhe Halit Paramani.

E vetmja e pranishme ishte deputetja Almira Xhembulla dhe përfaqësues të tjerë të PS, si: zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Prefekti i qarkut Dibër, Nexhbedin Shehu si dhe ish-kryebashkiaku Muharrem Rama.

Kryebashkiaku i Dibrës deklaroi se për të, kjo është një përgjegjësi e re pa dallime partiake. “Në këto katër vite, do të jem kryebashkiak i të gjithë qytetarëve, jo vetëm i atyre që na votuan. Kam besim se me ndihmën e Këshillit Bashkiak që sapo u konstituua do t’i kalojmë me sukses sfidat që kemi përpara. Besoj se do kemi dhe mbështetjen e instancave të larta për të punuar për bashkinë Dibër”, deklaroi Imeraj, ne zyren e te cilit u vu re prania e flamurit britanik dhe atij shqiptar.

Imeraj ka qenë denoncuar nga Partia Demokratike në qershorit të vitit 2016 si i implikuar në shit-blerjen e votave ne zgjedhjet e parakohshme vendore, por kjo u mor parasysh nga Prokuroria e Pergjithshme.

 

Të fundit