Flash News

KRYESORE

“Dibranë më paedukatë s’më kishin zënë sytë”, deputetja e PD përplaset te ‘Komisioni i Ligjeve’

“Dibranë më paedukatë s’më kishin zënë

Ka nisur dhe përfundoi me përplasje mes deputetëve të mazhorancës dhe atyre të opozitës Komisioni i Ligjeve.

Në fund të komisionit, ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka kërkuar fjalën për procedurë, por kreu i komisionit, Ulsi Manja nuk e ka marrë në konsideratë kërkesën e saj.

“S’ka leje, qenka demokracia sheshit në këtë komision”, u shpreh me ironi Pampuri.

Ajo ka insistuar me kërkesën e saj, por Manja e ka injoruar duke vijuar me miratimin e projektligjeve që ishin përcaktuar në rendin e ditës.

“Ulsi kam marrë fjalën për procedurë”, ka përsëritur disa herë deputetja, e cila në fund e mbylli fjalën e saj duke thënë: Dibranë më paedukatë nuk kam njohur, dibranë më paedukatë s’më kishin zënë sytë”, u shpreh deputetja demokrate, ndërsa deputetët e mazhorancës më pas janë larguar.

Të fundit