All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

‘Die Presse’ godet ashpër Edi Ramën: Njeriu i fortë i Tiranës merret “me të gjitha punët”

‘Die Presse’ godet ashpër Edi Ramën: Njeriu i fortë i
All - Paragraf - 1

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga droga; ‘strongmani’ socialist i Tiranës, Edi Rama, është miqësuar me presidentin turk Erdogan në kurriz të Bashkimit Europian- shkruan Die Presse, gazeta vjeneze më me autoritet, e cila publikohet që nga mesi i shekullit të 19.

All - Paragraf - 3

Në një koment të botuar sot nga pena e Karl-Peter Schwarz, Die Presse analizon përkeqësimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit.

Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë  të konsiderueshme të GDP  nga trafiqet e paligjshme të narkotikëve; ‘strongmani’ socialist i Tiranës, Edi Rama është person  i të "gjitha punëve". Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan. Korrupsioni ka pasoja gjeopolitike. Rusia, Kina e Turqia përdorin rrjetet kriminale ish komuniste në periferi të BE-së për të zgjeruar ndikimin e tyre. Sidomos ndikimi turk po nënvleftësohet. Dhe nuk është fjala vetëm për ndërtimin e xhamive e promovimin e pakicave turqishtfolëse. Në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi e Shqipëri, Erdogani po fut nën kontroll parti muslimane, shoqata, fondacione e media dhe po tenton të spastrojë ndjekësit e Fetullah Gylenit. Së fundmi në Tiranë Fondacioni Maarif bleu Universitetin ‘New York’.

Në themelimin e ‘Air Albania’ e në ndërtimin e aeroportit në Vlorë  përfshirja e Turqisë ishte faktor kyç. Opozita i ka denoncuar në Parlament këto projekte edhe për dyshimet e larjes së parave në shkallë masive.

Edhe në Moldavi kundrejt ndërtimit të pallatit presidencial e një stadiumi ju dorëzuan Turqisë gjashtë mësues gylenistë. Ndryshe nga BE, Turqia nuk pretendon rregulla bezdisëse të qeverisjes së mirë si prokurim i hapur  apo konkurrencë. Investimet turke janë aspak jopolitike. Angazhimi ekonomik përgatit terrenin për strategjinë e Neoosmanizmit që synon të rifitojë atë që ka humbur.

Të fundit