Flash News

KRYESORE

Diego Costa e tepron, shakaja për Koronavirusin nuk ka fare sens

Diego Costa e tepron, shakaja për Koronavirusin nuk ka fare sens
Sulmuesi i Atletico Madrid-it, Diego Costa, dje bëri një gjest krejtësisht pa sens për Koronavirusin. I gëzuar nga kualifikimi i skuadrës së tij kundër Liverpool-it në Champions League, ai bëri sikur po kollitej (disa herë) në korridoret e “Anfield”. 31-vjeçari e bëri këtë para fytyrës së një gazetari. Sulmuesi spanjoll nuk e kurseu buzëqeshjen e tij, sepse iu duk një gjë me humor. Dikush duhet t'ia thotë se ai faktikisht u kollit dhe ka shanse që - si shumë njerëz normalë - edhe ai të ketë Koronavirus dhe mund të infektonte dikë. Po të shihni videon, kuptoni se Diego Costa realisht u kollit disa herë dhe nuk dha asnjë mesazh me sjelljen e tij. Mend për herë tjetër...

Të fundit