Flash News

KRYESORE

Dietë ‘anti-ankth’, ushqimet që na vijnë në ndihmë kur nuk ndjehemi mirë

Dietë ‘anti-ankth’, ushqimet që na vijnë në

Gjendja e ankthit është e vështirë për tu kaluar dhe i ndodh shumë njerëzve në përditshmëri. Disa u drejtohen medikamenteve, por dietologët rekomandojnë edhe disa ushqime të cilat ju ndihmojnë të ndjeheni më të qetë.

Dietologia amerikane Ali Miller, thotë se mund të kurosh trurin me ushqim, shkruan Tch.  Ajo ka botuar edhe librin  “Dieta anti-ankth”.

“Ushqimet që hamë ndikojnë pozitivisht ose negativisht në kiminë cerebrale. Mund të rregullojnë humorin, emocionet dhe sinjalet që i dërgohen trurit”, -thotë ajo.

Kur jemi të stresuar kemi maninë të hamë ç’na del përpara, e sidomos ëmbëlsirat.  Dietologia amerikane sugjeron t’u themi Stop këtyre ushqimeve dhe të mundohemi të mbajmë sa më tepër nën kontroll gjendjen emocionale, raporton TCH.

Ushqimet që ajo rekomandon si qetësuese për trurin janë:

Supa me lëng kockash, specat, frutat e pyllit, portokalli, perimet që përmbajnë antioksidantë (si brokoli, lulelakra, apo sallata jeshile).

Po ashtu, një truk që e sugjeron dietologia Miller është të shtoni bimë aromatike dhe erëza në ushqimet që hani.

Të fundit