Flash News

KRYESORE

Diferenca midis Britanisë dhe Brukselit për Poloninë: Kushtetuta, çështje e brendshme e çdo shteti

Diferenca midis Britanisë dhe Brukselit për Poloninë: Kushtetuta,

Britania e Madhe ka një tjetër qëndrim nga Bashkimi Evropian sa i përket ndryshimeve në Kushtetutën e Polonisë që lidhen me sistemin e drejtësisë. Komisioni Evropian ka paralajmëruar sanksione të ashpra ndaj Varshavës, deri në pezullimin e të drejtës së votës brenda unionit.

Megjithatë, kryeministrja britanike, Theresa May deklaroi gjatë konferencës së përbashkët me homologun polak, Mateusz Morawiecki, se “këto çështje kushtetuese janë normale dhe duhet të jenë në radhë të parë çështje individuale të vetë shtetit”.

Mbështetja e May për Poloninë vjen në një moment kritik kur shteti i Evropës Qëndrore po përballet me presione të mëdha nga Brukseli.

Të fundit