Flash News

KRYESORE

Diferencimi në ‘Open’/ Rama u prit në studio si ‘yll hollywood’-i, për Bashën nuk u tregua i njëjti përkushtim

Diferencimi në ‘Open’/ Rama u prit në studio si ‘yll

Dy javë më parë, kryeministri Edi Rama ishte i ftuar në emisionin ‘Open’ në Top Channel, duke inauguruar studion e re të Eni Vasilit. Drejtuesja e emisionit dhe ata të televizionit ishin kujdesur t’i rezervonin Ramës një pritje prej ylli ‘hollywood’-i.

I shoqëruar nga një vajzë dhe publiku i ngritur në këmbë, Rama hyri në studion e ‘Open’ përmes ovacioneve. Gati një minutë duartrokitje iu kushtua Ramës, ndërkohë që moderatorja shfaqej entuziaste që emisionin e parë niste pikërisht me kreun e qeverisë.

Por të njëjtin përkushtim, Eni Vasli dhe drejtuesit e ‘Top Channel’ nuk treguan ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha, që ishte dje i ftuar në ‘Open’.

Emisioni nisi me Bashën dhe Vasilin të ulur në karrige, ndërkohë që prezantimi në hyrje i moderatores zgjati pothuajse sa gjysma e kohës që mori Rama kur ishte në të njëjtën studio.

Basha denoncon ‘gjobëvëniet mediatike’: Pronarët e televizioneve paguhen me shuma të majme

Të fundit