Flash News

KRYESORE

Diferencoi qytetarët e Tiranës, reagime të shumta kundër Erion Veliajt: Kërkon të bëjë bashkëfajtor 800 mijë njerëz

Diferencoi qytetarët e Tiranës, reagime të shumta kundër

“Ne, një milion qytetarëve nuk mund t’i themi, shiko, 800 mijë prej jush jeni tepër se ne na ka marrë malli për Tiranën e 200 mijëve. Kjo është jo realiste.”

Kjo ishte përgjigjja që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u dha njerëzve që janë të shqetësuar për faktin se qyteti po e humbet identitetin me shkatërrimin që po u bëhet disa prej godinave historike.

Diferencimi që Veliaj bëri midis 200 mijë banorëve vendas dhe 800 mijë që kanë ardhur me kalimin e viteve në Tiranë ka shkaktuar pakënaqësi dhe reagime të shumta.

Deputetët e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri dhe Gent Strazimiri kanë kritikuar qëndrimin e Veliajt duke theksuar se ai nuk i përfaqëson banorët e Tiranës. Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Akil Kraja, këshilltar i PD-së në bashkinë e Tiranës.

Aktivisti demokrat Indrit Vokshi është shprehur se Veliaj “nuk njeh drejtësinë, nuk njeh rregullat e qytetrimit, nuk njeh kulturën, nuk respekton shkencën e urbanistikës.”

“Sigurisht në Tiranën e madhe do të japë secili të bukurën e vet prej nga vjen por pa mëtuar të prishë të bukurën e askujt tjetër. Erion Veliaj, po sillet si invador barbar që skuq vezë në emisionet e mëngjesit dhe deklaron se mundet ta dhunojë Tiranën me forcë numerike”, shprehet Vokshi.

Shkrimtari Rudi Erebara ka replikuar në këtë status të Indrit Vokshit dhe thotë se Veliaj po përpiqet të bëjë bashkëfajtorë 800 mijë njerëz në planet e tij për zhdukjen e identitetit të Tiranës.

“Jo. Ai do të bëjë me faj 800 mijë njerëz që t'i quajë bashkëfajtorë. Mjafton të luash me pak faj në një masë më ndërgjegje të paformuar. Faji e vret njeriun personalisht, por kur është i shpërndarë në mënyrë të barabartë, e bën t'i duket një realitet i pranueshëm”, shprehet Erebara.

Të fundit