Flash News

KRYESORE

Digjen tre makina në Sarandë, një prej tyre e komisionerit të LSI. Policia jep detaje

Digjen tre makina në Sarandë, një prej tyre e komisionerit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e para të mengjesit të sotëm në fshatin Shëndelli të Sarandës ku komisionerit të LSI David Luca i janë djegur dy automjete që i kishte të parkuara në oborrin e banesës ndërkohë policia ka zbardhur të tjera detaje.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:13 dhe sipas informacioneve zjarri fillimisht është shfaqur në mjetin e babait të Davidit, Niko Luca, i cili është djegur plotësisht dhe flakët kanë përfshirë edhe makinën e tij dhe të një bashkëfshatari që e kishte parkuar ngjitur.

Komisioneri i LSI-së pretendon se djegia ka qenë e qëllimshme.

 “Automjeti tip Volksëagen me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L. -Automjeti tip Benz, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. -Automjeti tip Citroen me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M”.Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht” njofton policia.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45. Blutë në raportimet e par nga kqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes thonë se nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse.

Grupi hetimor po punon për dokumentinim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit