Flash News

KRYESORE

Digjet aksidentalisht i moshuari në Fier, i vuri zjarrin tokës së tij

Digjet aksidentalisht  i moshuari në Fier, i vuri zjarrin  tokës

Një i moshuar nga një fshat i Fierit, është dërguar me urgjencë në spital me djegie të shumta në trup.

Gjatë ditës së djeshme, , ka shkuar në spital 64-vjeçari P.Ç., banues në fshatin Mbrostar Ferko.

Mësohet se i moshuari është djegur nga zjarri që kishte ndezur për të djegur barishtet në tokën e tij.

Për shkak të djegieve të shumta pas ndihmës së marrë në spitalin e Fierit, ai u dërgua për në Tiranë, ku ndodhet në repartin e djegieve në QSUT.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja është aksidentale, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Fierit, për vlerësim.

 

Të fundit