Flash News

KRYESORE

Digjet banesa në Korçë, detajet për trupin e pajetë që u gjend brenda saj

Digjet banesa në Korçë, detajet për trupin e pajetë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme në Leka të Korçës.

Sipas njoftimeve paraprake të policisë, ajo ka qenë një banesë e pabanuar, por pas kontrollit të sotëm, në atë banesë u gjet trupi i pajetë i një personi. Mësohët se bëhet fjalë për shtetasin Ilir Qyrari, banues në një fshatë të Korçës.

Policia konstatoi se pran tij u gjendën disa sende personale metalike të cilat të bëjnë të dyshosh se viktima ishte një endacak.

Edhe fqinjët e konfirmojnë këtë duke deklaruar se ai ishte i pastrehë dhe konsumonte pije alkolike.

Mendohet se ai ka hyrë në banesë në gjendje të dehur dhe ka ndezur një zjarr, i cili ka bërë dhe përfshirjen e banesës nga flakët.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.11.2017, jemi njoftuar se në fshatin Lekas- Korçë, gjatë natës është djegur një banesë e pabanuar dhe sot gjatë kontrollit në ambjentet e djegura të kësaj banese, është gjetur një kufomë e djegur plotësisht, ende e pa identifikuar.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e kufomës dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi  shtesë:

Në afërsi të kufomës, janë gjetur disa sende dhe orendi personale (metalike), të cilat shërbenin për pirjen e duhanit dhe për ushqyerje.

Në bazë të këtyre sendeve, dyshohet se kufoma mund të jetë e shtetasit I.Q. nga një fshat i Korçës, i cili nga deklaratat e marra banorëve të zonës, rezultonte me probleme mendore.

Mendohet se ky shtetas kishte shkuar në këtë zonë, për të punuar. Hetimet po vijojnë.

Të fundit