Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës banesa në Pukë, humbin jetën burrë e grua, si shpëtuan katër fëmijët e tyre

Digjet gjatë natës banesa në Pukë, humbin jetën

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të natës së mbrëmshme.

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në lagjen Va Shënkoll të fshatit Breg. Për pasojë, burrë e grua,  Petrit dhe Dava Ndoj nuk kanë mundur të mbijetojnë, ndërsa katër fëmijët e çiftit kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Mësohet se fëmijët, më i madhi 12 vjeç kanë shpëtuar me lëndime të lehta, pasi janë hedhur nga dritarja në katin e dytë të shtëpisë.

Madje, ata kanë mundur të shpëtojnë edhe gjyshen e paralizuar.

Nuk dihet ende shkaku i zjarrit, ndërsa forcat e zjarrfikësve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit kanë mundur të shuajnë flakët.

Të fundit