Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, kamerat fiksojnë autorin

Digjet gjatë natës makina e gjyqtares së Gjykatës së

Është djegur gjatë natës makina që përdorej nga një gjyqtare në Gjykatën e Tiranës, në zonën e ‘Vasil Shantos’.

Ngjarja ka ndodhur mesnatën e të dielës, ku si pasojë e djegies së mjetit tip ‘Golf 6’, bashkë më të u përfshi në flakë edhe makina tjetër pranë saj në parkim, e llojit ‘Passat’.

Sipas të dhënave të para, makina ishte në pronësi të Loren Liços me profesion avokat, por që përdorej nga nëna e tij, Arjana, gjyqtare në Gjykatën e Tiranës.

Paraprakisht, dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të qëllimshme pasi nga kamerat e sigurisë është parë një person i veshur sportiv dhe me kapuç në kokë, teksa iu ka afruar mjetit të gjyqtares dhe i ka vënë flakën.

Policia vijon hetimet.

Të fundit