Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e kandidates për deputete në Tepelenë

Digjet gjatë natës makina e kandidates për deputete në

Një automjet u përfshi nga flakët gjatë mbrëmejs së djeshme duke u djegur plotësisht në lagjen “në qytetin e Tepelenës.

Policia bën me dije se mjeti i djegur është i llojit tip “Benz” në pronësi të shtetases me iniciale E.B.

“Automjeti tip “Benz”, me targa AA 400 LH, në pronësi të shtetases E.B, ishte përfshirë nga flakët dhe për pasojë ishte djegur pothuaj plotësisht. Mjeti në moment që është përfshirë nga flakët ka qenë i parkuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, si dhe nga deklarimet e dhëna nga bashkëshorti i shtetases E.B, dyshohet se mjeti ka marrë flakë aksidentalisht”, sqaron policia.

Mësohet se makina ishte në pronësi të ish-drejtorshës së spitalit të Tepelenës njëherazi kandidate për deputete e LSI-së në zgjedhjet e fundit.

Të fundit