Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës servisi i makinave, kush është pronari me të shkuar kriminale, u arrestua 5 ditë më parë

Digjet gjatë natës servisi i makinave, kush është pronari me

FOTO ILUSTRUESE

Digjet gjatë orëve të natës së mbrëmshme një servis makinash. Sipas të dhënave të para nga policia, biznesi ishte në pronësi të Elton Kastriot Kilës, i cili njihet si person me precedent penal dhe është arrestuar vetëm pesë ditë më parë.

Si pasojë e zjarrit, janë djegur disa automjete, ndërsa autorët e ngjarjes janë ende të paidentifikuar.

Kush është Elton Kila

Elton (Kastriot) Kila, 37 vjeç banues në lagjen “Qemal Stafa” u arrestua me qëllim ekstradimi për në Itali, pasi Prokuroria e Pescarës/Itali, ka lëshuar urdhrin e ndalimit ndërkombëtar datë 11.09.2018, për kryerjen e veprave penale “Organizata kriminale”, “Trafikim i narkotikëve”, “Mashtrim” dhe “Kallzim i rremë”.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet të mëtejshme.

Të fundit