Flash News

KRYESORE

Digjet makina e biznesmenit të ndërtimit në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Digjet makina e biznesmenit të ndërtimit në Elbasan, dyshohet

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Aqif Pasha", teksa makina fuoristradë e llojit ‘Benz’  ishte e parkuar pranë banesës së  E.Zh, i cili në Elbasan njihet si një biznesmen në fushën e ndërtimit.

Si pasojë, makina me targë AA 009 P.V është djegur plotësisht, duke shkaktuar panik edhe te banorët e zonës.

Njoftimi paraprak:  

Në orët e para të mëngjesit në  Elbasan, një mjet në pronësi të shtetasit E.Zh.,  i cili ishte i parkuar para banesës,  është përfshirë nga  zjarri dhe për pasojë  mjeti  është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Të fundit