Flash News

KRYESORE

Digjet makina e pedagogut të Universitetit në Elbasan

Digjet makina e pedagogut të Universitetit në Elbasan

Një automjet është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:30, në lagjen "Qemal Stafa" teksa raportohet se makina është në pronësi të Arben Haxhihysenit, pedagog në Universitetin ‘Aleksandër Xhuvani’.

Policia thotë se dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“Më datë 29.04.2018, rreth orës 00:30, në lagjen "Qemal Stafa" Elbasan , ka rënë zjarr në mjetin tip "Benz" me targë AA 484FG, në pronësi të shtetasit A H, 62 vjeç.

Mjeti  ishte i  parkuar në rrugicë  para banesës së tij, ku  si pasojë e zjarrit mjeti  është djegur pjesërisht, pasi zjarrfikësja dhe policia kanë mbërritur në kohë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit, ku paraprakisht dyshohet zjarrvënie e qëllimshme”, njofton policia.

Të fundit